Aksident i rëndë në Prishtinë, BMW nuk ndalet pas 100 metrave

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Prishtinë, BMW nuk ndalet pas 100 metrave

Më: 10 janar 2020 Në ora: 15:53
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht te menza e studentëve.

Sipas mediave, tipi i veturës “BMW” për shkak të shpejtësisë së madhe ka lëvizur 100 metra duke goditur veturat e tjera në rrugë.

Në bazë të fotografive shihet se vetura është dëmtuar në masë të madhe ndërsa ende nuk bëhet e ditur se a ka të lënduar.

Ndërkohë shihet se aty kanë arritur edhe ambulanca.

Pasojë e goditjeve të BMW ka bërë që të kenë dëme materiale edhe veturat që ishin në lëvizje.

Në vendin e ngjarjes ka dal Policia e Kosovës.

Për shkak të kësaj përplasjeje janë krijuar kolona të gjata në këtë pjesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat