Vjedhin kompjuter, telefona dhe tableta

Kronikë e zezë

Vjedhin kompjuter, telefona dhe tableta

Më: 11 janar 2020 Në ora: 12:52
Foto ilustrim

Tre persona të panjohur të maskuar me forcë kanë depërtuar në brendinë e një lokali në Prizren dhe nga aty kanë vjedhur një kompjuter, nëntë telefona celular dhe tri tableta.

Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë që dyshohet të jetë e kryerësve të veprës.

Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat