Kërcënonte bashkëshorten me vrasje, arrestohet dhe i konfiskohen armë

Kronikë e zezë

Kërcënonte bashkëshorten me vrasje, arrestohet dhe i konfiskohen armë

Më: 12 janar 2020 Në ora: 10:25
Arma

Një 50 vjeçar është arrestuar në Pllanë të Lezhës, pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe e kërcënonte se do ta vriste. Ndërsa, është konfiskuar një armë zjarri, municion luftarak dhe fitil zjarrpërcjellës.

Shërbimet e Policisë njoftojnë se kanë shkuar menjëherë në shtëpinë e shtetasit me inicialet Z. K., ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov me krehër me 10 fishekë, një kuti metalike me 750 copë fishekësh luftarak dhe 10 m fitil zjarrpërcjelljës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje".

Image
Arma
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat