Dëbohet për vrasjen makabre, por shqiptari rikthehet në Britani si biznesmen

Kronikë e zezë

Dëbohet për vrasjen makabre, por shqiptari rikthehet në Britani si biznesmen

Më: 12 janar 2020 Në ora: 18:41
Riza Vatoci

Media e njohur britanike “Daily Mail” ka shkruar për historinë e një shqiptari, i cili ishte dëbuar nga Britania për shkak të një vrasje në Shqipëri, mirëpo është kthyer sërish në Angli dhe madje ka hapur edhe një biznes privat, lavazh.

Riza Vatoci 49 vjeç është zbuluar në biznesin e tij në Bognor Regis, Sussexin Perëndimor, javën e kaluar nga kjo media. “Dialy Mail” e ka parë Vatocin duke drejtuar biznesin e tij, edhe pse është dëbuar nga shteti britanik. Ministria e Brendshme e Britanisë së Madhe ka deklaruar se do të veprojë në lidhje me këtë rast e se do ia “rrëmbejë” shtetësinë Vatocit.

Image

 

Vatoci më 1996 dyshohet se ka vrarë një person për motive hakmarrjeje një person dhe për këtë është dënuar më 1998 me 15 vjet burgim në mungesë. Pasi ka qëndruar vetëm pak kohë në burg në Shqipëri, ai kishte pretenduar të jetë refugjat nga Kosova, kisha kërkuar azil dhe më në fund i ishte lejuar qëndrimi.

Më 2006 i ishte dhënë shtetësia britanike, ndërsa besohet të ketë përfituar shuma të mëdha parash nga ky fakt. Por pasi Interpoli lëshoi një urdhër-arrest, Vatoci u arrestua. Ai ndërmori një betejë të kushtueshme ligjore, duke thënë se të drejtat e tij do i shkeleshin nëse do të kthehej në Shqipëri, percjell news24.

Riza Vatoci i kishte shpëtuar dënimit me 15 vjet burg në Shqipëri, pasi kishte argumentuar shkëlqyer se nuk mund të vuante dënimin, në bazë të ligjit shqiptar. Vatoci, që ende mban pasaportë britanike, është kthyer në Britani të Madhe ku ka regjistruar kompani nën emrin e tij. Megjithatë, MB e Britanisë ka nisur të shohë me kujdes rastin, pasi shqiptari besohet se ka gënjyer, duke thënë se është refugjat nga Kosova.

Image

 

Vatoci mësohet se jeton me bashkëshorten dhe fëmijët ndërsa drejton autolarjen “Express” në Bognor Regis. Kompaninë mësohet se e ka të regjistruar së bashku me bashkëshorten. Megjithëse në Angli ka shumë raste kur lavazhet janë të lidhur me interesa ekonomike kriminale, në rastin e Vatocit nuk ka të dhëna zyrtare për kriminalitet në biznesin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat