Prizren, dy persona grabisin në një barnatore 6 mijë euro

Kronikë e zezë

Prizren, dy persona grabisin në një barnatore 6 mijë euro

Më: 13 janar 2020 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër ka raportuar në Polici se derisa ishte duke punuar në barnatore, dy të dyshuar të maskuar nën kërcënimin e një mjeti të paidentifikuar kanë grabitur rreth 6000 euro para të gatshme.

Rasti ka ndodhur të shtunën në ora 23:35 në Prizren.

“Ankuesja femër K-Shqiptare ka raportuar se përderisa ishte në barnatore duke punuar, dy të dyshuar të maskuar nën kërcënimin e një mjeti të paidentifikuar kanë grabitur rreth 6000 euro para të gatshme”, thuhet në raport.

Rasti po hetohet nga njësitet kompetente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat