Krimi monstruoz në Mallakastër, të burgosurit dhunojnë autorin 26- vjeçar, s’e pranojnë në qeli

Kronikë e zezë

Krimi monstruoz në Mallakastër, të burgosurit dhunojnë autorin 26- vjeçar, s’e pranojnë në qeli

Më: 15 janar 2020 Në ora: 13:46
Foto ilustrim

Një ngjarje makabër e ndodhur në fshan Gjerbës të Mallakastrës, ku 51-vjeçarja, Drita Saliaj u masakrua për vdekje nga tre të rinj, një prej të cilëve ishte nipi i bashkëshortit të saj, kjo tronditi mbarë opinionin publik.

Dy 16-vjeçarët, Luis Saliaj dhe Sindi Shehaj, së bashku me 26-vjeçarin, Ervis Zotaj, torturuan, vranë dhe më pas hodhën në rezervuar 51-vjeçaren.

Ngjarja shokuese ndodhi orët e vona të mbrëmjes së 5 janarit në banesën e 51-vjeçares, ndërsa u zbulua se viktima ishte torturuar në mënyrë çnjerëzore.

Hetimet zbuluan se 51-vjeçarja ishte përdhunuar nga 26-vjeçari Zotaj. Më pas të rinjtë e lidhën me litar viktimën dhe e hodhën në rezervuar.

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të rinjtë, të cilët dhanë dëshmi kontradiktore para trupës gjykuese.

Së fundmi, burime për JOQ Albania bëjnë me dije se njëri prej autorëve të krimit makabër, 26- vjeçari, Ervis Zotaj, është dhunuar barbarisht në ambientet e burgut të Fierit nga një grup të dënuarish.

Raportohet se i riu është rrahur nga rreth 20 persona, të cilët i kanë shkaktuar dëmme të rënda fizike.

I njëjti burim bën me dije se 26-vjeçari është transportuar në spitalin e burgut, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 10:00, ndërsa personat që e kanë dhunuar janë një grup djemsh të dënuar nga Vlora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat