Një aksident është regjistruar në Korçë mbrëmjen e kësaj të mërkure (15 janar).
Dy makina u përplasën me njëra tjetrën, ku shkak dyshohet se është bërë mjegulla duke krijuar vështirësi në shikim.
Fatmirësisht nga aksidenti raportohet se nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.
Në rrugë ka edhe shtresa të holla akulli që e bëjnë atë të rrëshqitshme.
Ky është aksidenti i 4-ët që shënohet sot, pas 3 të tjerëve që u shënuan në mëngjes si pasojë e akullit.
Të gjitha aksidentet kanë qenë me pasoja materiale.