Vrasje në tentativë në Sllatinë të Fushë-Kosovës

Kronikë e zezë

Vrasje në tentativë në Sllatinë të Fushë-Kosovës

Më: 16 janar 2020 Në ora: 09:01
Ilustrim

Një person është therur me thikë dje në fshatin Sllatinë e Madhe të Fushë-Kosovës.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes viktimës dhe të dyshuarit.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Sllatinë e Madhe, Fushë Kosovë 15.01.2020 – 02:12. I dyshuari mashkull K-Shqiptar, pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht duke e godit me thikë viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima është dërguar ne QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat