Vdes gruaja që u aksidentua në rrugën Shkup – Veles

Kronikë e zezë

Vdes gruaja që u aksidentua në rrugën Shkup – Veles

Më: 16 janar 2020 Në ora: 13:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në gjendje shumë të rëndë, me fraktura në kokë dhe gjakderdhje, është gruaja e cila është sjellë në Klinikën për traumatologji në Shkup pas aksidentit që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur Pusta Kulla.

Siç thonë për MEDIAL-n nga Qendra urgjente pranë Klinikës kirurgjike në Shkup, gruaja është sjellë në gjendje kome. Është edhe bërë edhe incizim kompjuterik dhe ndërmerren masa për sanim të gjendje së saj.

Gruaja është një nga tre të lënduarit në ndeshjen zinxhirore afër Pusta Kullës në autostradën Veles – Shkup. Dy personat tjerë janë baba dhe vajza e tij dhjetëvjeçare, të cilët pas aksidentit janë dërguar në spitalin e përgjithshëm të qytetit të Velesit. Vajza ka marrë lëndime trupore dhe bashkë me babain janë ndaluar për observim.

SPB veles i vërteton shkaqet për aksidentin në të cilin janë përfshirë gjashtë automjete dhe ka tre të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat