Gjendet e vdekur në banesën e saj një grua në Pejë

Kronikë e zezë

Gjendet e vdekur në banesën e saj një grua në Pejë

Më: 17 janar 2020 Në ora: 11:10
Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se një grua është gjetur e vdekur dje gjatë ditës në banesën e saj, raporton Gazeta Express.

Gruaja është gjetur nga policia në banesën e saj në Pejë, në rrugën “Eliot Engel”.

Njësitet relevante kanë dalë në vend të ngjarjes ku edhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Raportohet se në banesën e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër K/Shqiptare. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, shkuhet në njoftim të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat