Plumbat ia shpojnë xhamat e shtëpisë një personi në Klinë

Kronikë e zezë

Plumbat ia shpojnë xhamat e shtëpisë një personi në Klinë

Më: 18 janar 2020 Në ora: 12:34
Foto ilustrim

Persona të panjohur kanë shtënë më armë zjarri në drejtim të shtëpisë së një personi në Klinë.

Viktima ka njoftuar policinë se pasi kishe dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri, kishte vërejtur disa vrima në xhamin e dritares dhe në derën e hyrjes së shtëpisë.

“Rr. Osman Krasniqi, Klinë 17.01.2020-20:40. Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se pasi kishte dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri kishte vërejtur një vrimë në xhamin e dritares dhe derren e hyrjes. Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku është gjetur dhe sekuestruar një predhë të pistoletës”, thuhet në njoftimin e policisë.

 Siç njofton policia nuk raportohet për lëndime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat