Fushë-Kosovë: E godet në kokë dhe ia merr 300 euro

Kronikë e zezë

Fushë-Kosovë: E godet në kokë dhe ia merr 300 euro

Më: 19 janar 2020 Në ora: 11:28
Ilustrim

Një person ka lajmëruar policinë pasi që i njëjti është sulmuar në kokë nga një person tjetër, ku më pas ia ka vjedhur edhe 300 euro.

Sipas policisë, i dyshuari ka ikur nga vend i ngjarjes, ndërsa rasti është ende nën hetime.

“Viktima mashkull K/Romë ka raportuar se deri sa ka qenë në këmbë duke shkuar në shtëpi në rrugë i kishte dal  i dyshuari mashkull K/Romë dhe sipas tij e kishte goditur në kokë dhe me dhunë ia kishte marrë 300(treqind) € dhe kishte ikur në drejtim të panjohur. Sipas viktimës , i dyshuari është i njohur për të dhe familjen e tij. I dyshuari është kërkuar nga policia, por nuk është gjetur në shtëpi. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat