64 aksidente gjatë 24 orëve në Kosovë

Kronikë e zezë

64 aksidente gjatë 24 orëve në Kosovë

Më: 19 janar 2020 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, vetëm dje kanë ndodhur 64 aksidente në komunikacion, prej të cilave 19 me të lënduar dhe 45 vetëm me dëme materiale.

Një person 41 vjeçar ka vdekur dje në QKUK si pasojë e një aksidenti që kishte ndodhur në mbrëmjen e 17 janarit në fshatin Runik të Skënderajt.

Për shkeljet e rregullave në trafik gjatë ditës së shtunë, policia ka shqiptuar 1 mijë e 92 tiketa trafiku, shkruan rtv21.tv. Ndërsa, për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 20 persona, ku 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat