I konfiskohen afër 2 kg marihuanë, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

I konfiskohen afër 2 kg marihuanë, arrestohet i dyshuari

Më: 19 janar 2020 Në ora: 12:33
Marihuanë

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit në trup dhe veturë i janë gjetur katërmbëdhjetë qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 33.4 gram.

Sipas Policisë, është bërë bastisja e shtëpisë së tij dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar disa paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 1kg e 827 gr, një peshore digjitale, para të gatshme në bankënota të ndryshme në vlerë prej dymijë e njëqind e pesëdhjetë euro dhe një telefon celular.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit dhe është dërguar në qendrën  e mbajtjes për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat