Historia e gruas që vrau burrin e saj që donte ta nxirrte si prostitutë në rrugët e Antalisë. - Bota Sot
Historia e gruas që vrau burrin e saj që donte ta nxirrte si prostitutë në rrugët e Antalisë.

Kronikë e zezë

Historia e gruas që vrau burrin e saj që donte ta nxirrte si prostitutë në rrugët e Antalisë.

Më: 19 janar 2020 Në ora: 21:18
Viktima

Në deklaratën e saj para jurisë dhe gjykatësit, ajo tregoi gjithë ngjarjen:

"Unë dhe Hasani (burri), u njohëm 7 vite më parë. Ai më thoshte që ishte njeri me jetë mesatare si shumica dhe se punonte shumë. Kishte shpesh ditë që s'bëhej i gjallë, por pastaj kthehej dhe thoshte se ishte i zënë me punë. Unë e besoja. Pas 4 vitesh u martuam. Gjithçka ndryshoi. E mbaj mend si sot, kishin kaluar vetëm 28 ditë nga martesa jonë, dhe ai u kthye në shtëpi si i tërbuar dhe filloi më goditi. Më futi në dhomën e gjumit, mbylli derën me çelës dhe filloi të më godiste. Vjehrra ime dhe nëna nuk kishin mundur ta hapnin derën dhe duke qarë e uluritur kishin thënë që nëse ai nuk do e hapte derën, ato do e lajmëronin policinë. Nga kjo u frikësua ai, dhe e hapi derên e doli jashtë. Unë shkova drejt në polici dhe e denoncova. Gjatë ekzaminimit mjekësor, kuptova se isha shtatzënë prej 1 javësh. Ai u kthye me kokën ulur dhe iu thoshte duke qarë që ishte penduar dhe se më donte e donte që t'i kthehesha prapë e të jetonim të lumtur me beben që do vinte në jetë.
Për hir të krijesës që po rritej brenda meje, vendosa ta falja. Dhe u ktheva në shtëpi. Nuk kishim probleme deri në muajin e 4 të shtatëzënisë. Pastaj, një natë më tha eja shkojmë tek nëna jote. Rrugës më pa egër dhe më tha që kur të shkonim aty, të kërkoja para, shumë para nga nëna ime. I thash që unë s'kisha nevojë për aq shumë para, edhe ashtu nêna ime kujdesej për çdo nevojë timen. Teksa ziheshim, ai më godiste në fytyrë në makinë, dhe unë në një moment kur makina po ecte ngadalë, hapa derën dhe dola jashtë. Ai ndali makinën, zbriti dhe më kapi për flokësh e më godiste në fytyrë e në kokë. U kthyem në shtëpi, por unë gjeta mënyrën, dola dhe shkova drejt në komisariat dhe e denoncova sërish, e nga aty shkova tek prindërit e mi. Ai prapë më lutej të kthehesha dhe shpesh vinte i dehur para shtëpisë së prindërve të mi.
Pastaj sapo kisha hyrë në muajin e shtatë të shtatëzënisë dhe ai erdhi e më tha që ishte penduar shumë, nuk e njihte veten, dhe se kishte nevojë për mua, dhe se kishte mbledh të holla e do më dërgonte në Antali për pushime. Por, pas natës së parë, pash atë që nxorri drogë mbi tavolinë, dhe e piu. Fillova ta qortoja se nuk e besoja dot, pastaj më tha që do më niste sonte tek disa njerëz që të prostituoja e me ato para të nxirrnim biletat për tu kthyer në Adana (ku e kishin shtëpinë). U tërbova dhe i thash se do i bëja të pabërën. U largua dhe se pash më për ca ditë. Pas 3 ditësh u kthye në hotel dhe më tha se kishte gjet para për biletë dhe u kthyem në shtëpi, por unë shkova tek prindërit, se s'doja të dëgjoja më për të.
Kur erdhi koha e lindjes, më filluan dhimbje të mëdha dhe më mbajtën në spital për mbiķqyrje. Me mua në dhomë qëndronin nëna dhe vjehrra ime që të kujdeseshin për mua. Kisha probleme me frymëmarrje dhe duhej të mbaja tubin e oksigjenit, kur paprit u fut ai, ishte i droguar dhe filloi të më kapte për fyti. U munduan të më shpëtonin nëna dhe vjehrra deri sa erdhi sigurimi. Ai i droguar thoshte me zë të lartë se isha e përdalë, se fëmija nuk ishte i tij dhe se po të lindte ai fëmijë kopil, ai do e vriste. Vjehrra ime e kapi the i tha "ti je i pandershmi këtu" dhe e largoi.
Pasi linda, nëna ime i njoftoi që kisha lindur vajzë. Unë u ktheva me foshnjen tek nêna ime. Pas 10 ditës, ai vjen dhe më thotë që do që të kthehemi bashkë dhe të kujdesemi për foshnjen, dhe se s'kisha të drejtê ta mbaja larg tij.
Më tha se do ma merrte vajzën po të mos kthehesha. U detyrova të kthehesha.
Vetëm tre ditë pasi u ktheva me të, erdhi pronari i shtëpisë dhe e kêrkoi qeranë, dhe na dha ultimatium pak ditë për ta paguar. Pasi iku pronari, ai mllefin ma nxorri mua, dhe më goditi në bark edhe pse akoma kisha gjakderdhje, u bëra keq, shkova në spital, por nuk e denoncova, kisha shpresë se do ndryshonte. Dhe i kërkova të holla nënës me pretekstin për foshnjen, por ai i merrte dhe nuk e di ku i dërgonte.
Por, dhuna vazhdoi me muaj të tërë dhe unë e raportoja rastin, kërkoja urdhër mbrojtje, por asnjëherë nuk më mbrojti askush. Komisariati i ka të gjitha të dhënat e denoncimeve bashkë me raportet mjekësore që vêrteronin dhunën.
Pas ca muajve, ai u largua nga shtëpia dhe nuk e pash më për disa kohë. Bëra kërkesë për divorc. U ndamë, dhe ai s'kishte ku tê shkonte dhe më tha që ta lejoja të rrija në shtëpi, që as s'do më fliste, do ishte si i padukshëm, kështu edhe do i qêndronte pranë vajzës. Mendoja për vajzên time, s'doja që kur të rritej të më akuzonte që e mbaja larg të atit. Një ditë, kur u ktheva në shtëpi me vajzên, pash atë me disa qese drogë, që po i rregullonte, dhe kur iu vërsula që s'doja të tilla gjëra afër vajzës, ai më goditi me cepin e pistoletës në kokë dhe filloi tê më godiste edhe me grushte. Ai ishte i droguar dhe arrita të fshihesha me vajzên nê banjo. Erdhi nga pas dhe më tha që nëse do e denoncoja, do e vriste vajzën. Pastaj dëgjova derên që u mbyll, dola nga banjo dhe shkova tek një fqinje dhe qêndrova me të deri tê nesërmen. Në mëngjes, telefonova mamin, dhe ajo së bashku me vêllanë erdhën dhe më morën. Nga aty, ata më dërguan sërish në komisariat të bêja denoncimin. Policët më dërguan në spital, ndërkohë atë natë mora vesh që ai ishte përleshur me dy policë, kur këta kishin tentuar ta arrestonin. Por, nuk i bënë gjë edhe kur e arrestuan. Nga kjo fillova të kisha frikë për vajzën, dhe pas dy muajsh pranova tê ribashkjetoja me të sepse më kërcënonte me vrasjen e vajzës nëse do flisja dhe unë kisha humbur besimin tek organet e mbrojtjes.

Pas ca kohësh, tre ditë ai nuk u shfaq më. Më 8 korrik , ai u kthye, më gjeti në dhomë me vajzên duke u kujdesur pêr të, më tha nxirre vajzën jashtë se do bisedoj diçka. Nxorra vajzën nga dhoma, dhe kur u ktheva në dhomë, ai u shtri në krevat, vendosi pistoletên nën jastëk dhe më tha që do flinte pak e unë të bëja gati valixhen e të rregullohesha, sepse do më niste edhe me dy vajza të tjera drejt Antalisë për të punuar si prostitutë për të. Bërtita dhe refuzova me gjithë qenjen time, ai pastaj u ngrit dhe mu vërsul, më kapi nga fyti, më godiste dhe më hodhi në krevat që të më rrihte prapë.
Me një shpejtësi, mora pistoletën nën jastêk që e kishte vendos dhe gjuajta me gjashtë plumba. Nuk u pendova fare. Mora vajzën në krahë dhe shkova tek disa të afërm. Pasi ushqeva vajzën, kërkova nga ato një telefon dhe e kisha numrin e avokatit dhe i thash që kisha qëlluar Hasanin, por nuk e dija nëse ishte gjallë apo kishte vdekur.
Avokati erdhi dhe bashkê shkuam në shtëpi. Aty ishin mbledhur shumë njerëz, dhe hyri vetêm avokati dhe e konfirmoi që Hasani kishte vdekur. Pastaj, lajmërova familjen time dhe iu tregova gjithçka, e pas kësaj u dorëzova në komisariat dhe tregova gjithë këtë që e thash dhe tani.

Tani më thuaj, zoti gjykatës.


Meshkujt kur veshin kostum dhe rrinë me kokën ulur, iu bëhet zbritje dënimi. Unë nuk kam kostum, nuk kam as kollare. Mami duke u ngut gjeti këtë bluzë dhe ma solli. Dhe pse të gënjej që ndjej kënaqësi që arrita të mbijetoj dhe nuk e fsheh dot gëzimin. Kam shëtitur shumë herë në korridoret e kësaj gjykate me sy të nxirë për të marrë urdhër mbrojtjeje prej jush.


Nuk kisha rrugëzgjidhje tjetër. Nëse s'do të vdiste ai, do vdisja unë. E nëse do vdisja unë, ai nuk do iu thoshte që kishte vendosur të më nxirrte si prostitutë në rrugë. Ai nuk do ua shpjegonte planet e tij për të më futur në krahët e meshkujve të tjerë që të përfitonte ai të holla. Nuk do ua tregonte sa herë më ka rrahur pse patëllxhanët janë pjekur shumë , apo perdet janë bërë pak pis apo se kanë ngelur ca thërrmija buke mbi tavolinë. Ai nuk do ua tregonte se sa herë më ka bërë për në spital me arsyetime nga më të kotat. E dini zoti gjykatës, unë kam një fotografi të vetme ku kam dal në një kafene të thjeshtë, dhe kam pak buzën në gaz sa për foton, pavarësisht që gjithë trupin e kisha me shenja nga të goditurat e tij. Po të vdisja unë, ai mbase do ua tregonte këtë fotografi, e do thoshte se aty kisha dal si grua e përdalë. Ai do iu thoshte që "E çova nderin tim në vend", sikur nuk ishte ai që po më shiste tek meshkujt e tjerë.


Ju të gjithë do e quanit arsye të pranueshme "prishjen e nderit", ju do e arsyetonit vrasjen time, do e quanit provokim edhe atë buzëqeshje me cep buze në fotografi, dhe kështu do iu vinte keq për atë burrë e do e dënonit me 3 apo 5 vjet dënim.

Por NDERI është i imi, i nderuar gjykatës. Vetëm se kam firmosur në një copë letër të martesës, nuk do të thotë që nderin tim do ua lë të tjerëve."

Cilem Doğan ishte 28 vjeçe kur kreu vrasjen, më 8 korrik 2015, ndërkohë ish-bashkëshorti i saj 33 vjeç. Ata kishin një vajzë bashkë.
Prokuroria kërkoi që ajo të dënohej me burgim të përjetshëm. Por, gjykata e dënoi me 15 vite burgim dhe e kosnideroi këtë vrasje "në kufijtë e mbrojtjes së nevojshme".

Ngjarja pati jehonë të madhe në opinionin publik. Me angazhimin e shumë shoqatave dhe me influencën e opinionit publik, ajo u lirua me kusht në vitin 2016 kundrejt një dëmshpërblimi prej 18.000$ që duhej ta paguante.

Ndërkaq, ditën kur u shfaq para trupit gjykues, nëna e saj rastësisht kishte marrë një bluzë të pastër që ta vishte në të cilën shkruhej:

E dashur "E SHKUAR", faleminderit për të gjitha mësimet.
E dashur "E ARDHME", jam gati.

PS: Për këtë ngjarje na njoftuan shkurtimisht në inbox, dhe teksa po e lexoja dhe po informohesha më shumë për këtë ngjarje, mu kujtua një fjali që ma thotë babi, sa herë që del në dritë ndonjë rast dhune ndaj grave: "Që pas shuplakës së parë, edhe nëse ke 10 fëmijë, largohu dhe mos e lejo kurrë të të shohë, e jo më të të flasë. Babi do të t'pres me krahë hapur e gjithmonë do të të mbështes."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat