31 aksidente brenda ditës

Kronikë e zezë

31 aksidente brenda ditës

Më: 20 janar 2020 Në ora: 08:44
Ilustrim

Në Kosovë, gjatë së dielës kanë ndodhur 31 aksidente në komunikacion.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së diel në vendin tonë kanë ndodhur 31 aksidente trafiku.

Sipas njoftimit, 14 prej tyre kanë qenë me të lënduar, kurse 17 aksidente kanë qenë vetëm me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë së dielës Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i Trafikut Rrugor ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 238 tiketa për shkelje të ndryshme të rregullave në trafik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat