Vushtrri, persona të panjohur i hynë në shtëpi dhe ia vënë zjarrin dy veturave Mercedes

Kronikë e zezë

Vushtrri, persona të panjohur i hynë në shtëpi dhe ia vënë zjarrin dy veturave Mercedes

Më: 20 janar 2020 Në ora: 09:03
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Vushtrri dy veturave iu është vënë zjarri nga persona të panjohur.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 22:50.

“Vushtrri 18.01.2020 – 22:50. Ankuesi mashkull K-Shqiptar raporton se persona të panjohur në oborrin e tij, ia kishin vënë zjarrin dy veturave të tij Mercedes dhe veturës tjetër gjysmë kamionet me targa lokale. Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se rasti është nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat