40 vjet burg për dy të akuzuarit lidhur me vrasjen e vitit 2009 në Lipjan

Kronikë e zezë

40 vjet burg për dy të akuzuarit lidhur me vrasjen e vitit 2009 në Lipjan

Më: 21 janar 2020 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Gëzim Retkoceri është dënuar me 30 vjet burgim për vrasjen e Naim Hajrizit në fshatin Llugaxhi të Lipjanit në vitin 2009.

Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur Aktgjykimin kundër dy të akuzuarve G.R dhe O.S.

“I akuzuari G.R është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) vite për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’. Të akuzuarit G.R në dënimin e shqiptuar do t’i llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit nga data 30.04.2009 e tutje”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, i akuzuari Osman Spahiu është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 10 vjet për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale”.

Më tej në njoftim thuhet se të akuzuarit Gëzim Retkoceri i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, por jo më shumë se sa dënimi i shqiptuar me aktgjykim, ndërsa të akuzuarit Osman Spahiu i ndërpritet masa e paraburgimit më datë 21.01.2020.

Gëzim Retkoceri dhe Osman Spahiu janë akuzuar nga Prokuroria pasi që më 29.04.2009  bashkë me një person të panjohur me nofkën “Qeli” në bazë të marrëveshjes paraprake e me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme e kishin rrëmbyer tani të ndjerin N.H, e me dashje që ta privojnë nga jeta e kishin goditur me mjet të fortë në kokë, ja kishin lidhur këmbët dhe duart, ja kishin vendosur një qese najloni në kokë dhe e kishin futur në veturë.

Në njoftim thuhet se viktimën e kishin dërguar në një lokacion në mes të fshatit Smallushë dhe Dobratin, Komuna Lipjanit, ku më pas me qëllim të fshehjes së gjurmëve trupin e të ndjerit e kishin djegur.

Palët kanë  të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat