Policia shqiptare ia tregon vendin “bossit” që bëri drifta para syve të tyre

Kronikë e zezë

Policia shqiptare ia tregon vendin “bossit” që bëri drifta para syve të tyre

Më: 21 janar 2020 Në ora: 22:30
Pamje nga videoja

Policia ka ndaluar dhe shoqëruar shoferin që xhiroi gomat para komisariatit numër 6, dhe e kanë shoqëruar pikërisht në komisariatin numër 6. “Nisur nga postimi në disa portale elektronike, ku shfaqej një automjet i markës Mercedes Benz me ngjyrë të bardhë duke bërë manovra të rrezikshme dhe xhirime gomash në rrugën “Llazi Miho”, përpara Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, shërbimet e Policisë, pas këqyrjes së pamjeve filmike të kamerave  përreth vendit ku drejtuesi i mjetit kishte xhiruar gomat, bënë të mundur identifikimin e automjetit.

Pas identifikimit të të dhënave të automjetit që shfaqej në videon e publikuar, rrugorët e kryeqytetit organizuan kontrolle të shtuara. Si rezultat i kontrolleve të shtuara, në Unazën e re u bë i mundur ndalimi dhe shoqërimi i drejtuesit të automjetit në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, një 29-vjeçar me inicialet A.B, ku po kryhen dhe verifikimet e nevojshme, me qëllim procedimin penal të personit përgjegjës për veprimet dhe sjelljet e rrezikshme në rrugë, si dhe procedimin administrativ për shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor të konsumuara nga drejtuesi i këtij automjeti, që kanë rrezikuar jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës që gjendeshin në afërsi të vendit ku automjeti po kryente manovrat e rrezikshme”, njofton policia.

“Sfidë kujtdo që cenon sigurinë. Denonco drejtuesin e keqedukuar. Manifesto rregull, qetësi në makinë”, apelon policia.

Nëse nuk iu hapet videoja klikoni për ta parë në Youtube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat