Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë- Gjilan: 5 persona dërgohen në spital

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë- Gjilan: 5 persona dërgohen në spital

Më: 22 janar 2020 Në ora: 07:28
Foto ilustrim

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur dje pas orës 18:00 në magjistralen Prishtinë- Gjilan ku si pasojë janë lënduar 5 persona

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, dhe menjëherë persoant e lënduar kanë marrë ndihmën e nevojshme, dhe janë dërguar në spital.

Rastin për Metron e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Gjilan. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë  e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat