Brenda 24 orëve, në Kosovë ndodhën 46 aksidente – u shqiptuan mbi 1 mijë gjoba - Bota Sot
Brenda 24 orëve, në Kosovë ndodhën 46 aksidente – u shqiptuan mbi 1 mijë gjoba

Kronikë e zezë

Brenda 24 orëve, në Kosovë ndodhën 46 aksidente – u shqiptuan mbi 1 mijë gjoba

Më: 22 janar 2020 Në ora: 10:48
Ilustrim

Aksidente të shumta me të lënduar e me dëme materiale janë shënuar gjatë ditë së djeshme në Kosovë.

Policia e Kosovës njofton se vetëm dje kanë ndodhur 46 aksidente, 10 prej tyre janë me të lënduar, ndërsa 26 me dëme materiale.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 1 mijë e 632 gjoba trafiku.

Për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 23 persona, 6 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërkaq 3 prej tyre në vuajtje të dënimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat