Gjendet pa shenja jetë një person në bazën e KFOR-it italian

Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jetë një person në bazën e KFOR-it italian

Më: 22 janar 2020 Në ora: 11:08
Ilustrim

Në raportin e Policisë është raportuar se në fshatin Bellopojë të Pejës, viktima mashkull K/Shqiptar ka ndërruar jetë.

Klan Kosova ka kontaktuar me Prokurorinë në Pejë, prej ku merr vesh se personi është gjetur pa shenja jete në bazën e KFOR-it Italian.

“Prokurori kujdestar i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Pejës ka dal në vendin e ngjarjes së bashku me njësitet relevante policore. Në bazën e KFOR-it Italian një person ka qenë pa shenja jete. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi pa jetë i viktimës të dërgohet për obduksion”, ka thënë Shkodran Nikçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat