Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, ja për çfarë akuzohen

Kronikë e zezë

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, ja për çfarë akuzohen

Më: 23 janar 2020 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

2 shtetas janë arrestuar nga policia në Durrës për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për hetimin e trafiqeve dhe narkotikëve në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasin: A. M., 24 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin të cilin ai drejtonte, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 6.6 gr. lëndë narkotikëve, e llojit cannabis sativa.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi I. V., 28 vjeç, banues në Shijak.

Ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” në gjendje të dehur.

Po ashtu është ndaluar edhe një 55-vjeçar, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat