Nga mërgimi, prizrenasi i kërcënon familjarët e tij në Kosovë

Kronikë e zezë

Nga mërgimi, prizrenasi i kërcënon familjarët e tij në Kosovë

Më: 23 janar 2020 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

Një mërgimtar nga Prizreni i ka kërcënuar familjarët e tij nga jashtë Kosovës.

Siç njofton Policia, babai i kërcënuesit ka raportuar se djali i tij në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj familjarëve.

Rastin e ka paraqitur mëngjesin e djeshëm, pasi i kishte dërguar një SMS me përmbajtje kërcënuese.

“Prizren 22.01.2020 – 08:20. Ankuesi mashkull K-Rom ka informuar se i biri i tij i dyshuari mashkull K-Rom, në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj familjarëve. Sipas ankuesit, i dyshuari gjendet jashtë shtetit dhe i njëjti në telefon i ka dërguar një SMS me përmbajtje kërcënuese”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat