Vdes një grua 55-vjeçare në QKUK për shkak të gripit sezonal - Bota Sot
Vdes një grua 55-vjeçare në QKUK për shkak të gripit sezonal

Kronikë e zezë

Vdes një grua 55-vjeçare në QKUK për shkak të gripit sezonal

Më: 25 janar 2020 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Gripi sezonal i emëruar si grip me influencë “A” ka shënuar përhapje më të madhe gjatë dy muajve të fundit në Kosovë.

Një grua e moshës 50 vjeçare, nga rajoni i Pejës, ka ndërruar jetë të enjten, duke shënuar kështu viktimën e dytë si pasojë e këtij gripi, tha për REL, infektologu Valbon Krasniqi.

Krasniqi theksoi se të dy pacientët kanë vuajtur nga sëmundje respiratore kronike.

“Aktualisht në klinikë janë duke u trajtuar 3 pacientë të konfirmuar me grip, dy në gjendje të rëndë janë të intubuar apo të lidhur me aparate respiratore dhe janë në mbikëqyrje mjekësore”, tha ajo.

Ai shtoi se në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nga muaji dhjetor i vitit 2019, së paku 16 pacientë janë trajtuar nga gripi sezonal.

Ndërkaq, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se më shumë se 16 mijë është numri i raportuar i personave të prekur me grip muajt e fundit në nivel vendi.

Nga numri i të prekurve, sipas këtij Instituti, rreth 3 mijë janë cilësuar si infeksione respiratore akute kurse 13 raste me infeksion të rëndë respirator akut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat