Një veturë shkel këmbësorin në Vushtrri

Kronikë e zezë

Një veturë shkel këmbësorin në Vushtrri

Më: 25 janar 2020 Në ora: 20:23
Foto ilustrim

Një veturë ka goditur një person në qytetin e Vushtrrisë. Incidenti ka ndodhur rreth orës 18:00.

Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti.

“Kemi marrë informacion se ka ndodhur një incident në Vushtrri, njësitet kanë dalë në vendin e ngjarjes. Një veturë ka goditur një këmbësor, ku si rezultat këmbësori ka marrë lëndime trupore”, ka konfirmuar Zahiti.

I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosvoës (QKUK).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat