Policia jep detaje për personin që u vra me thikë në Prizren

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për personin që u vra me thikë në Prizren

Më: 27 janar 2020 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Një person është ashtë arrestuar në Prizren, pasi që i njëjti për motive ende të panjohura, dyshohet se pas një përleshje fizike me viktimën mashkull, të njëjtin e ka goditur me thika duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësitet policore tek i dyshuari kanë gjetur dhe kanë konfiskuar dy thika që dyshohet se janë përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat