Arrestohet për organizim të skemave piramidale

Kronikë e zezë

Arrestohet për organizim të skemave piramidale

Më: 27 janar 2020 Në ora: 13:39
Ilustrim

Njësitet e stacionit policor Veriu në Prishtinë, të mbështetur nga njësite të Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, kanë kryer një bastisje në një lokal në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Lokali është bastisur më 25 janar nën dyshimin e bazuar për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, vepër për të cilën është arrestuar një person i  dyshuar.

Gjate këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale,

tri shtëpiza kompjuteri,  pesë monitorë, një printer, si dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë.

Hetuesit policorë janë duke kryer procedurat e nevojshme para se rasti të kalojë në institucionet kompetente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat