Arrestohen tre persona në Klinë

Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona në Klinë

Më: 27 janar 2020 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, konkretisht Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Klinë, me datën 27 janar 2020 rreth orës 04:40 kanë qenë duke zhvilluar patrullime, me ç’rast kanë hasur tre persona të dyshuar, të cilët kur kanë vërejtur patrullën kanë ikur dhe pas (10) dhjetë minutave hetuesit policorë kanë arritur që t’i arrestojnë.

Të dyshuarit e arrestuar janë shtetasit:
•P. D. i lindur me (1992) m/k/sh,
•S. Ll. i lindur me (2000) m/k/sh,
•P. P. i lindur me (1986) m/k/sh.

Personat e arrestuar janë të dyshuar për disa vepra të vjedhjes së rëndë në zonën e Klinës.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat