Personi i vrarë mbrëmë në Suharekë, mërgimtar nga Zvicra: Kështu ndodhi e gjithë ngjarja

Kronikë e zezë

Personi i vrarë mbrëmë në Suharekë, mërgimtar nga Zvicra: Kështu ndodhi e gjithë ngjarja

Më: 27 janar 2020 Në ora: 15:13
SH.K

SH.K i moshës 44 vjeçare ka mbetur dje i vdekur në Suharekë, saktësisht në fshatin Maqitevë. Viktima, dyshohet se u vra nga S.A i cili në momentin kur shtiu dhe e kreu krimin, ka qenë nën ndikimin e alkoolit. Rasti ndodhi për motive të ulëta, për një koment në rrjete sociale

Policia e Kosovës ka konfirmuar sot përmes një njoftimi për media se mbrëmë rreth orës 22:00 në Suharekë ka ndodhur një gjuajtje me armë, ku ka vdekur një person.

Media mëson se viktima është SH.K 44 vjeç, i cili kishte ardhur nga Zvicra në Kosovë për të kaluar pushimet këtu.

Ai dyshohet se u vra nga S.A 40 vjeç, i cili ka qenë në ndikim të alkoolit dhe ka shtënë në drejtim të personit. Të dyshuarit i janë sekuestruar një pushkë gjysmë austomatike, 2 fishekë dhe 2 gëzhoja.

Siç mësohet deri tek vrasja e rëndë dërguan motive të ulëta, më saktësisht një koment i viktimës në Facebook.

“Gjatë bastisjes se shtëpisë dhe automjetit të personit të dyshimte policia ka gjetur edhe armën e tipit pushkë gjysmë automatike me 2 fishek dhe 2 gëzhoja me të cilën dyshohet se është kryer krim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Insititutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

S.A është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shteti është dërguar në mbajtje, derisa rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente për të kuptuar rrethanat se si erdhi deri tek vrasja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat