Arrestohen 3 persona për veprën penale “vrasje në tentativë”

Kronikë e zezë

Arrestohen 3 persona për veprën penale “vrasje në tentativë”

Më: 29 janar 2020 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Mbrëmë rreth orës 20:00, policia është informuar se në rrugën “Metë Berisha” në Pejë, ka ndodhur një incident në mes të disa të rinjve.

Në këtë incident janë përdorur armë të ftohta thika dhe si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore.

Dy nga të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ndërsa dy të lënduarit e tjerë janë dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda.

Njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative, ku kanë arritur të arrestojnë 3 persona të dyshuar.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit me urdhër të të cilit tre 3 të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat