24 orët e fundit në trafik: 36 aksidente, 1 person i vdekur

Kronikë e zezë

24 orët e fundit në trafik: 36 aksidente, 1 person i vdekur

Më: 29 janar 2020 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Policia ka publikuar statistikat e aksidenteve të trafikut gjatë 24 orëve të fundit. Bëhet e ditur se dje në Kosovë kanë ndodhur gjithësej 36 aksidente trafiku, prej tyre 1 ka përfunduar me fatalitet ndërsa 16 të tjera me persona të lënduar.

Për shkelësit e rregullave të komunikacionit janë shqiptuar 1665 tiketa trafiku, njofton policia.

Poashtu gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 49 persona, 34 janë dërguar në mbatje dhe 3 në vuajtje të dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat