Persona të panjohur sulmojnë me mjet të mprehtë një serb

Kronikë e zezë

Persona të panjohur sulmojnë me mjet të mprehtë një serb

Më: 29 janar 2020 Në ora: 13:46
Foto ilustrim

Policia në Mitrovicë raporton se një person i komunitetit serb është duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës, pasi që i njëjti dyshohet se është sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë nga persona ende të paidentifikuar, të cilët i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa viktima mbetet për t’u intervistuar pasi të përmirësohet gjendja shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat