Bashkëpunonin për shitblerjen e lëndëve narkotike, arrestohet një i ri dhe procedohet një tjetër

Kronikë e zezë

Bashkëpunonin për shitblerjen e lëndëve narkotike, arrestohet një i ri dhe procedohet një tjetër

Më: 29 janar 2020 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Një i ri është vënë në prangat e policisë së Vlorës dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë, nën akuzën e shitblerjes së lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se i arrestuari është shtetasi E.S., 29 vjeç pasi është kapur në flagrancë duke i shitur dy doza lëndë narkotike të llojit “Heroinë” shtetasit M.L., 36 vjeç (ky i fundit është proceduar në gjendje të lirë).

Njoftimi i policisë:

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike midis dy të rinjve, ku njëri vihet në pranga ndërsa tjetri procedohet në gjendje të lirë.

Specialistët për hetimin e narkotikëve dhe trafiqeve bashkë me shërbimet e patrullës së përgjithshme, me anë të metodave speciale të hetimit kanë bërë kapjen në flagrancë të dy shtetasve të cilët po bashkëpunonin me njëri tjetrin për shit – blerjen e lëndës narkotike.

Në vijim të veprimeve, Policia ka arrestuar shtetasin E.S., 29 vjeç pasi është kapur në flagrancë duke i shitur dy doza lëndë narkotike të llojit “Heroinë” shtetasit M.L., 36 vjeç (ky i fundit është proceduar në gjendje të lirë).
—-
Ndalohet shtetasi në kërkim për “Plagosje të rëndë me dashje” A.G., 27 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë pasi ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për ngjarjen, si më poshtë:

Më datë 03.01.2020, në lagjen “10 Korriku” Vlorë, dyshohet se 27-vjeçari ka plagosur me sende të forta një 60 vjeçar, për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat