Arrestohet një person i kërkuar për ngacmim

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i kërkuar për ngacmim

Më: 29 janar 2020 Në ora: 17:35
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë për veprën penale ‘ngacmim’ që nga viti 2017 dhe për veprën penale të shpërdorimit ishte i shpallur person në kërkim.

Njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë kanë arrestuar të kërkuarin në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë sot dhe i njëjti pas arrestimit është ndaluar për 24 orë për t’u intervistuar nesër para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Pejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat