Policia e Kosovës njofton se mbrëmë në Gjilan ka ndodhur një aksident në të cilin një person ka vdekur.
Sipas Policisë, ngasësi i veturës tashmë i dyshur duke mose e përshtatur shpejtësinë me kushtet dhe gjendjen e rrugës kishte humbur kontrollin mbi veturë dhe ka goditur një shtyllë elektrike.
Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kishte pësuar pasagjeri që kishte qenë në veturë, i cili pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën Emergjente në Gjilan është dërguar në QKUK në Prishtinë ku edhe ka ndërruar jetë.
I dyshuari ngasësi i veturës kishte pësuar lëndime i cili ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.