Aksion i Policisës në Ferizaj, arrestohen 6 persona

Kronikë e zezë

Aksion i Policisës në Ferizaj, arrestohen 6 persona

Më: 1 shkurt 2020 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Policia e Kosovës mbrëmë në orët e vona, ka bastisur një lokal ku po mbahej muzikë e gjallë, afër fshatit Babush të Ferizajit.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar gjashtë persona.

Mësohet se gjatë bastisjes janë konfiskuar gjashtë armë zjarri të llojeve të ndryshme.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe janë ndaluar për 48 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat