Raportohet vjedhja e një pule, policia nis hetimet

Kronikë e zezë

Raportohet vjedhja e një pule, policia nis hetimet

Më: 1 shkurt 2020 Në ora: 20:47
Foto ilustrim

Një hetim aspak i zakonshëm po ndërmerret nga Policia e Kurbinit, për veprën penale “Vjedhja”.

Në dokumentin e mëposhtëm, do të shihni shkresën dërguar Prokurorisë së Kurbinit, ku shkruhet se një vepër penale është kryer. Është vjedhur një pulë në mes të natës, në një banesë në Kurbin.

Ngjarja, daton më 3 prill të vitit që lam pas, në fshatin Fushë-Mamuras, ku është vjedhur një pule në kasollen e shtetasit L.

Ky dokument është firmosur nga Shefi i Komisariatit, Kryekomisari Erdit Rrëçeku. Mesa duket materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme dhe ndërmarrja e masave të nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat