Vrasësi i gruas në Durrës vetëdorëzohet në komisariatin e policisë së Burrelit

Kronikë e zezë

Vrasësi i gruas në Durrës vetëdorëzohet në komisariatin e policisë së Burrelit

Më: 2 shkurt 2020 Në ora: 14:10
Lulzim Cuku

Vetëdorëzohet në polici 45-vjeçari, Lulzim Cuku, i cili vrau me thikë në banesën e tyre në Xhafzotaj, bashkëshorten Manjolën, 12 vjet më të vogël.

Ai duket se kishte udhëtuar drejt vendlindjes dhe është dorëzuar në komisariatin e policisë së Burrelit.

"Nga shërbimet policore u ushtrua kontroll në shumë objekte e ndërtesa ku dyshohej se mund të fshihej autori.Autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Lulzim Cuku,  si pasojë e trysnisë së Policisë është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Burrel.Shërbimet e e Komisariatit të Policisë Durrës po mbrrijnë në Komisariatin e Policisë Burrel për të shoqëruar autorin në DVP Durrës  për veprime të mëtejshme" njoftoi policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth mesnatës, në sy të tre fëmijëve të mitur të çiftit Cuku.

Burimet thanë se në rrethanat e një debati, 45-vjeçari ka sulmuar dhe qëlluar disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit gruan.

Ishin fqinjët ata që dëgjuan ulërimat e gruas dhe njoftuan policinë.

Por kur blutë erdhën në shtëpinë e familjes Cuku, ishte shumë vonë.

Gruaja kishte ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë.

Motivet e krimit makabër janë ende të paqartra edhe për grupin hetimor.

Por dyshimet janë për xhelozi.

Pas krimit, Lulzim Cuku ishte larguar nga banesa, për tu arrestuar vetëm mesditën e sotme, 2 shkurt 2020.

45-vjeçari punonte si emigrant në Greqi, ndërsa gruaja shtëpiake.

Familja Cuku është më origjinë nga Dibra dhe prej disa vitesh ata ishin vendosur në qytetin e Durrësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat