I shkrepi aksidentalisht pushka e gjuetisë, humb jetën 18-vjeçari

Kronikë e zezë

I shkrepi aksidentalisht pushka e gjuetisë, humb jetën 18-vjeçari

Më: 4 shkurt 2020 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Mbrëmë rreth orës 19:30 minuta, një person, i moshës 18-vjeçare, duke manipuluar me një pushke gjuetie, aksidentalisht ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tërsten të Komunës së Kamenicës.

Dyshohet se i ndjeri M.B. viti i lindjes 2002, nga Gjilani, gjersa kishte qenë në shtëpinë e babait të tij në fshat, duke manovruar me një armë gjuetie të llojit “Magnum”, e njëjta aksidentalisht kishte shkrepur, duke i shkaktuar lëndime në pjesën e majtë të kokës, si pasojë e të cilave ka humbur jetën.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë prokurori kujdestar, policia dhe mjeku kujdestar, i cili edhe e ka konstatuar vdekjen e tij, ndërsa rasti është cilësuar si “Vetëvrasje aksidentale”.

Prokurori i rastit, ka dhënë urdhër që trupi i pajetë i të ndjerit, të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për kryerjen e obduksionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat