Arrestohet dy të rinjë në Gjilan, vjedhën kallbo

Kronikë e zezë

Arrestohet dy të rinjë në Gjilan, vjedhën kallbo

Më: 5 shkurt 2020 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Me 04 shkurt 2020, rreth orës 21:20, këtu në Gjilan, në Rr. “Mulla Idrizi” , nga ana e policisë së Kosovës stacioni policor i Gjilanit janë arrestuar dy të dyshuar shqiptar shtetas të Kosovës, viti i lindjes (2000) dhe (2001) , për një rast “Vjedhje e rëndë’’.

Të njëjtit janë kapur në flagrancë derisa ishin duke kryer vjedhje të kabllove nga një automjet i parkuar i tipit “Furgon” pronë e ankuesit Shqiptar Shtetas i Kosovës, derën e të cilit dyshohet se e kanë hapur me forcë.

Këta të dyshuar së bashku edhe me dy të dyshuar tjerë të cilët për momentin gjenden në arrati, (të njohur për Policinë),dyshohet se tek vendi i njëjtë kanë kryer edhe dy raste tjera të “vjedhjeve” të kabllove ku vlera e përgjithshme e dëmit sipas ankuesit është e konsiderueshme.
Të dyshimtit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.
Me vendim të Prokurorit të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat