31 aktakuza brenda 24 orëve

Kronikë e zezë

31 aktakuza brenda 24 orëve

Më: 5 shkurt 2020 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetenjë aktakuza kundër tridhjetetre personave, për vepra të ndryshme penale, njofton Prokuroria e Shtetit.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dhjetë persona, si dhe janë bërë nëntë kërkesa për caktimin e paraburgimit të dhjetë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur katër kërkesa për caktimin e masë së paraburgimit për pesë persona, si dhe ka ngritur katër  aktakuza kundër katër personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe pranë Gjykatës kompetente ka parashtruar dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy persona, në dy raste të ndara.

Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur pesë aktakuza kundër gjashtë personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës ka ndaluar një person të dyshuar për veprat penale vjedhje të rëndë dhe asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë së paluajtshme. Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur shtatë aktakuza  kundër shtatë personave për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një personi të dyshuar, si dhe, ka ngritur pesë aktakuza, kundër pesë personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave për vepra të ndryshme penale, ndërsa ajo e Mitrovicës ka ngritur pesë aktakuza kundër gjashtë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar dy persona të dyshuar në dy raste të ndara, ka bërë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave, si dhe ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat