Transportonte 4 sirianë drejt Kosovës për 800 euro, arrestohet shqiptari

Kronikë e zezë

Transportonte 4 sirianë drejt Kosovës për 800 euro, arrestohet shqiptari

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Në bazë të disa informacioneve, Policia e Elbasanit ka bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin e shtetasit me iniciale K. Q., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Raportohet se ky shtetas në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, me automjetin tip “Toyota” po transportonte 4 shtetas sirianë, nga Korça në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit 200 euro për secilin.

Sipas burimeve të policisë, po në Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi me inicale M. K., 17 vjeç, , pasi kishte tentuar të paguante në një dyqan me një kartmonedhë që dyshohet e falsifikuar.

Ndërkohë një aksident ka ndodhur në fshatin Kusarth të Elbasanit ku shtetasi me iniciale Xh. Sh., 26 vjeç, banues në Cërrik, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një këmbësore, shtetasen V. M., e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat