“Me ta lidh shuplakë”, ngrihet aktakuzë kundër kërcënuesit të policit

Kronikë e zezë

“Me ta lidh shuplakë”, ngrihet aktakuzë kundër kërcënuesit të policit

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit H.P., për veprën penale pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare sipas Kodit Penal të Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri më 9 gusht 2019, rreth orës 13:50, në Zahaq të Pejës, derisa zyrtari policor S.K., ishte në kryerjen e detyrave zyrtare në vendngjarje për dëmtim të pronës, i pandehuri H.P. i drejtohet me fjalët “largohuni prej këtu se me bë me ta lidhë një shuplakë e sheh kush jam unë dhe nuk e di me kënd ki punë dhe uniformën nuk ki me vesh nëse unë jam gjallë”, me pas i pandehuri shoqërohet në stacionin policor.  

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri  ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si më lart. 

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprën penale, e cila i vihet në barrë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat