Theret me thikë një person në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Theret me thikë një person në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 00:25
Ilustrim

Një i dyshuar është arrestuar në qytetin e Podujevës, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht një person.

Incidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30, të cilin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor. Sipas PK-së, viktima është goditur me një mjet të mprehtë, derisa ka pranuar edhe tretman mjekësor.

“Podujeve 05.02.2020-19:29. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke e goditë me një mjet të mprehtë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thotë PK.

Pa dhënë detaje tjera në lidhje me këtë rast, i njëjti në Policinë e Kosovës është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat