Grabitje si në filma në Gjilan, nga një taxi i vjedhin para një personi në veturë

Kronikë e zezë

Grabitje si në filma në Gjilan, nga një taxi i vjedhin para një personi në veturë

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 10:09
Ilustrim

Një grabitje si në filma ka ndodhur mbrëmë në Gjilan, saktësisht në Novobërdë, në ora 22:30.

Policia e Kosovës njofton se një person ka raportuar se derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij, një veturë Taxi i ishte afruar atij dhe e kishte kërcënuar me armë.

Ai ishte detyruar që të ndal veturën dhe ia kishin vjedhur kuletën në të cilën kishte pasur para.

“Novobërdë 06.09.2019 – 22:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij me targa vendore, Taxi në të cilën gjendeshin tre persona njëri prej personave në veturë e ka vringëlluar një armë, e kishte detyruar viktimën ta ndalë veturën dhe ta largojë atë nga vetura, nga xhepi ia kishin marrë kuletën në të cilën kishte pasur para dhe më pas tre të dyshuarit me atë veturë ishin larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat