Kush janë dy policët e dyshuar për ryshfet, sot dalin para gjykatës

Kronikë e zezë

Kush janë dy policët e dyshuar për ryshfet, sot dalin para gjykatës

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 11:02
Foto

Para Gjykatës Themelore të Prishtinës do të dalin sot dy policët e arrestuar para dy netësh, Lavdim Osmani dhe Lutfi Menxhiqi, nën dyshimin se ishin të përfshirë në ryshfet.

Ata do të dalin para trupit gjykues për t’ju caktuar masa e sigurisë.

Deri tani nuk dihet se cila është kërkesa e prokurorisë për masën e sigurisë, mirëpo pritet që të kërkohet një muaj paraburgim.

Sidoqoftë, këta dy zyrtarë të Departamentit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, dyshohet se keqpërdorën detyrën zyrtare dhe morën ryshfet.

Lavdim Osmanit u arrestua në qendër të Prishtinës dhe në momentin e prangosjes atij iu gjetën 1450 euro kesh, të cilat dyshohet se po i merrte si ryshfet.

Ndërkaq, Lutfi Menxhiqi u arrestua pak minuta më pas, dhe në shtëpinë e tij iu gjetën dy kallashnikovë dhe 9 mijë euro.

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat