Aksident në Maliq, 40 vjeçarja në gjendje të rëndë shëndetësore

Kronikë e zezë

Aksident në Maliq, 40 vjeçarja në gjendje të rëndë shëndetësore

Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 09:12
Ilustrim

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e së dielës në hyrje të fshatit Zvezdë në Maliq.

Mësohet se shtetasi I.H banues në Elbasan ka përplasur shtetasen R. Xh., rreth 40 vjeçe, banuese në Zvezdë, këmbësore në rrugë. 

E aksidentuara u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat