Konfiskohen mbi 3 kg marihuanë, arrestohen katër persona

Kronikë e zezë

Konfiskohen mbi 3 kg marihuanë, arrestohen katër persona

Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar katër persona.

Katër persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tyre janë gjetur dhe konfiskuar 3.2 kg substancë narkotike e llojit marihuanë, ndërsa gjatë kontrollimit të shtëpisë është gjetur dhe konfiskuar 7.3 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.

Nga të dyshuarit, janë konfiskuar dy vetura, tre telefona mobil dhe 270 euro para të gatshme.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat