Përleshje mes serbëve dhe shqiptarëve në Fushë Kosovë, kaq është numri i të lënduarve

Kronikë e zezë

Përleshje mes serbëve dhe shqiptarëve në Fushë Kosovë, kaq është numri i të lënduarve

Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 20:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot në orët e pasdites ka ndodhur një përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve në komunën e Fushë Kosovës.

Rastin në fjalë e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Ka pasur një mosmarrëveshje për parking. Dy palët në fjalë janë fqinj ndërmjet vete. Njësitet e Policisë kanë arritur në vendin e ngjarjes menjëherë pas thirrjes dhe po merren me rastin. Për më shumë do ju informojmë me kohë. Por të dhënat e para tregojnë se ka pasur një mosmarrëveshje për parking”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ndërkohë media merr vesh se tre persona janë të lënduar pas kësaj mosmarrëveshje dhe po trajtohen në QKUK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat